Bariu 25-vjeçar/ I riu nga Vlora kujdeset me pasion për bagëtitë

26/10/2020 12:18

Xhuljano Mehmeti është vetëm 25 vjeç por që fëmijë ka ditur që jeta e tij do ishte pranë tokës dhe blegtorisë. Në ditët që jetojmë është e rrallë të gjesh dikë si ky i ri që kujdeset me pasion për bagëtitë.

Xhuljanon e gjejmë në  fermën e tij ne fshatin Poro të qytetit të Vlorës.

Jam në tokën time  dhe në bagëtitë e mija, pasi kjo është ajo që kam dashur  që fëmijë kur rendja pas gjyshërve apo babait për të kullotur dhentë”.

Xhuljano së bashku me vëllezërit e tij vazhdojnë traditën e familjes. në një kohë kur shumë të rinj largohen  nga vendi i tyre me shpresën për të gjetur punë apo një të ardhme më të mire,ndërsa për Xhuljanon largimi nga vendlindja nuk është zgjidhje.

“Vendi ynë ofron plot mënyra apo mundësi për te punuar apo jetuar”.

Xhuliano jo vetëm kullot,mjel apo kujdeset për bagetite por dhe shërbimet veterinare i kryen vete.

Teksa shijon lirinë, ajrin dhe paqen qe toka dhe natyra i sjell Xhulio përcjell mesazhin për te rinjtë. Ta duan vendin e tyre e te mos largohen prej tij.

Top Channel