Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës me gazetarët është shprehur së marrëveshja e 5 qershorit duhet zbatuar me përpikmëri. Për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Meta ka thënë se pret që mazhoranca të reflektojë.

“Presidenti nuk ka se çfarë takimi të zhvilloj. Marrëveshje është firmosur me 5 qershor. Kanë detyrë ta respektojë. Nga presidenti që po e respekton duke u dhënë mundësinë të reflektojnë por edhe nga të tjerët. Mazhoranca apo kuvendi njëpartiak është përgjegjësi e tyre. Presidenti do të jetë në lartësinë e detyrës për të mbrojtur rendin kushtetues” ka thënë Meta.

Ndërkohë për sa i përket pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhjet e 25 prillit, Meta është shprehur se nuk do ta ndalojë asgjë që populli të përfaqësohet.

“Ka zero mundësi që në zgjedhjet e 25 prillit, që populli opozitar të mos përfaqësohet” tha Meta.

Për sa u përket ndryshimeve në kodin Zgjedhor, Meta ka thënë se i ndjen jehonat e protestave megjithatë ka shtuar se nuk është detyrë e Presidentit që të nxisë protesta.

“Nëse nuk arrini ta ndjeni protestën. Unë edhe tani e ndjej jehonën. Qëllimi nuk është për të nxitur protesta por në kushtet ku ka përpjekje për të shtypur të drejtat për një pakicë që bllokon integrimin e vendit dhe e zhyt vendin në borxhe. Padyshim që presidenti e di se ç’kërkon populli shqiptarë dhe nuk do të pres popullin t’i japë drejtim por të njëjtën gjë do të zgjidhim. Shpresojmë tek reflektimi që të ketë përgjegjshmëri. Deputetët t’i lexojnë ato relacione me përgjegjshmëri.” tha Meta.

Presidenti është ndalur edhe tek dhënia e nënshtetësive ku së fundmi është akuzuar për abuzim. Ai ka deklaruar se gjithçka është bërë sipas procedurave, ndërsa si përgjigje për mazhorancën, ka përdorur dhënien e nënshtetësisë së ish-ministres Shahini duke thënë se do ishte edhe dy vite pa nënshtetësi.

“Janë shpikur disa gënjeshtra të jashtëzakonshme për të shmangur vëmendjen. Kjo është dosja e futbollisti të Tironës, të cilësuar si terrorist. Këtu është dokumenti përkatës që thuhet se nuk kërcënon sigurinë kombëtare. E dyta të përfaqësosh një ekipi kampion është në interes kombëtar dhe publik. Kjo është sqaruar shumë qartë për këtë kërkesë urgjente para ndeshjes me Zvicrën. Presidenti ka respektuar ligjin në mënyrën më strikte. Për raste të tilla si zonja ukrainase ka 8 vjet që ka kërkuar dhe nuk ka asnjë problem kombëtar. Ish ministrja e Arsimit nuk do ishte zv ministre se do i duheshin nja dy vite për tu bërë shtetase. Nuk dua të përgojoj askënd, dokumentet nuk mund t’i japë. Por gjithçka është në respekt me ligjin dhe kushtetutën.” tha Meta.

Top Channel