Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në një lidhje të drejtpërdrejt nga Libani me gazetaren Eni Vasili, tha se kampi Al-Hol është një kamp ferri, dhe se fëmijët aty janë me sy të shuar dhe pa shpresë.

Ata janë të terrorizuar dhe nën tutelë të frikshme nga ushtarakët. Lleshaj shtoi se nga burimet, në atë kamp janë rreth 50 shqiptarë, nga të cilët është kontaktuar me 25, por janë arritur të rikthehen në atdhe vetëm 5.

I pyetur se a e hezitoi Eva Dumani për të ardhur Lleshaj tha se: S’dimë të themi që Eva heziton për të ardhur. Por ne kemi informacione të sakta për gjendjen e saj, është në gjendje të mirë për kushtet që ka ai kamp.

Por duhet të keni parasysh që aty jetojnë luftëtarë të ISIS dhe ata përpiqen të mos lënë njeri të ikë, që të tradhtojë kauzën, sepse çdo dalje konsiderohet humbje për ta. Nuk ka rezistencë, por ka të rritur të indoktrinuar thellë, po për fëmijët jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA