“Bujtina Mere”, në pronësi të aktorit të njohur Behar Mere, mirëpriti këtë të diel, personazhet e ftuar në rubrikën “N’fermë”.
Deputetja Rudina Hadjari, spikeri i lajmeve Ilir Paco dhe dyshja e këngëtarëve Mateus Frroku e Silva Gunbardhi, së bashku me Ervin Kurtin dhe vajzën e aktorit, Ivën, drekuan në ambientet gjigante të “Bujtinës Mere”.
Aktori i humorit, nuk parapëlqen që të dalë nëpër intervista televizive dhe për këtë tha se dëshiron që të tregojë në skenë atë që dinë të bëj më mirë, humorin.
Gjatë bisedës së drekës, Behari tregoi se ka një dobësi për nipërit, madje tha se i dëshiron më shumë se fëmijët e tij. Për të vërtetuar këtë, Ervin Kurti shfaqi në një tablet dy nipërit e tij, të cilët i shprehnin hapur dashurinë. Pas këtij momenti, Mere u përlot dhe e vetmja fjalë që nxori nga goja ishte “Shpirtat e gjyshit”.
Top Channel