Kosova dhe vendet e tjera përreth saj, po raportojnë rritje të rasteve ditore të koronavirusit. Por ndërsa për Kosovën zyrtarët thonë se është rritur numri i testimeve, çka përkthehet në rritje rastesh të konfirmuara, po kthehet vëmendja tani edhe nga pikat kufitare, ku nuk ka më kontrolle mjekësore si ato të muajve të izolimit.

Komisioni për shëndetësinë pritet t’i drejtojë ministrisë së shëndetësisë një kërkesë për të kuptuar se kur do të kthehen ekipet mjeksore në pikat kufitare dhe në aeroportin e Prishtinës.

Kryetarja e këtij komisioni, nga radhët e AAK, Albena Reshitaj, thotë se ekipet mjekësore duhet të kthehen sa më shpejt në pikat kufitare. Të tjerë, si deputeti i lëvizjes vetëvendosje Fitim Uka, mendojnë se heqja e kontrolleve mjekësore në kufi ishte një gabim i qeverisë së Kosovës në menaxhimin e pandemisë. Por, vetë ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se Kosova, bazuar në listën e qendrës evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, ka listuar shtetet që konsiderohen të rrezikshme, shtetasit e të cilëve, për të hyrë në territor kosovar duhet të kenë një test PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë

Zemaj: Për qytetarët e vendeve me rrezikshmëri të lartë kërkohet testi PCR

“Çdo shtet i cili është i vendosur në listën e shpërndarjes dhe rrezikut, shpërndarjes së infeksionit, ju ndalohet hyrja në Kosovë, domethënë atyre qytetarëve që vijnë nga ato vende që potencialisht janë rrezik që për shpërndarje të infeksionit sipas listës së ECDC-së, pa e pas testin PCR dhe eventualisht nëse kjo nuk dëshmohet, dhe pretendojnë që janë të shëndoshë, duhet të shkojnë në vet-izolim derisa të qartësohet gjendja e tyre shëndetësore”

Pjesë e kësaj liste janë Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Litenshtajni dhe Portugalia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA