Blogeri i famshëm Nas Daily nga Singapori

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video të blogerit të famshëm Nas Daily nga Singapori.

Ai përshkruan të gjithë itenenerarin që bëjnë mbeturinat në Singapor, që nga grumbullimi i tyre deri në asgjësimin në inceneratorë.  Përmes eliminimit të plehrave, prodhohet energjia dhe mjedisi nuk ndotet.

Kujtojmë se inceneratorët kanë qenë tema e ditës prej javësh në vendin tonë, ku opozita akuzon mazhorancën për korrupsion në kurriz të popullit.

“MIRËMËNGJES  dhe me këto 200 sekonda shumë të këndshme ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama krahas videos.

Rama më parë është shprehur se do të ndërtohen impiante moderne me parqe për aktivitete.

Top Channel