Vendi i tretë arab, Sudani ‘pajtohet’ me Izraelin

24/10/2020 03:13

Sudani do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, duke u kthyer kështu në shtetin e fundit të Ligës Arabe që vepron kështu. Armiqësia mes dy vendeve është e hershme; ajo daton që prej krijimit të shtetit hebre.

Kthesa e madhe vjen disa javë pas hapave të ngjashëm të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit. Të dyja këto vende u bënë të parat në Lindjen e Mesme që e kanë njohur Izraelin në 26 vjet. Jordania ka nënshkruar marrëveshje për paqe me Izraelin në 1994, dhe Egjipti më 1979.

Rritja e numrit të vendeve arabe që formalizojnë lidhjet me Izraelin është dënuar nga palestinezët, të cilët i konsiderojnë këto veprime si tradhti ndaj kauzës së tyre. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e konfirmoi dhe vete se shteti i tij do të nisë normalizimin e lidhjeve me Sudanin, duke e konsideruar këtë vendim si “nisje të një epoke të re” në rajon.

Kreu i ekzekutivit sudanez Abdalla Hamdok, sqaroi se qeveria e tij është duke punuar “drejt marrëdhënieve ndërkombëtare që i shërbejnë më së miri njerëzve tanë”.

Marrëveshja pason vendimin e kushtëzuar të presidentit Trump për ta larguar Sudanin nga lista amerikane e vendeve që sponsorojnë terrorizimin, nëse ky vend i Afrikës Veriore paguan kompensimin ndaj viktimave amerikane të sulmeve terroriste. Shtëpia e Bardhë konfirmoi se fundi se për këtë qëllim, Sudani ka transferuar në llogari 335 milionë dollarë.

Top Channel