Reali fiton “El Clasicon” dhe blindon kreun e tabelës

24/10/2020 17:58

Real Madridi ka dalë triumfuese nga “El Clasico” e parë e këtij edicioni, e zhvilluar të Shtunën në “Camp Nou”, me rezultat 1-3.

Ndeshja nisi furishëm dhe u realizuan dy gola brenda tetë minutave lojë. Së pari mysafirët kaluan në epërsi me golin e mesfushorit Fede Valverde në minutën e pestë, por shifrat i barazoi Ansu Fati pas vetëm katër minutave (9’).

Një ndeshje e hapur u zhvillua edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes. “Los Blancos” e rikthyen avantazhin në minutën e 62’, kur kapiteni Sergio Ramos realizoi nga pika e bardhë dhe pastaj e thelluan atë në 1-3 përmes golit të Luka Modric në minutën e 90.

Pas kësaj ndeshje, Real Madridi e kryeson tabelën me 13 pikë të tubuara, ndërsa Barcelona pozicionohet në vendin e 10 me vetëm shtatë pikë.

Top Channel