Ndodh në Holandë, Ajaxi fiton me rezultat të pabesueshëm

24/10/2020 19:38

Në kampionatin holandez, Eredevize, sot po zhvillohen ndeshjet e xhiros së gjashtë.

Siç ndodh zakonisht, në këtë kampionat vazhdon të kryesoj skuadra me futbollin më të bukur, Ajaxi, skuadër kjo e cila sot ka siguruar tre pikë të reja në ballafaqim me skuadrën e Venios të cilën e ka shkatërruar me rezultat 13-0.

Realizimi i golave filloi në minutën e 18’ të ndeshje dhe më pastaj nuk kishte të ndalur deri në minutën e 87 kur edhe u realizua goli i 13-të. Ajaxi e kryeson renditjen në tabelë me 15 pikë, i ndjekur nga Twente me 14 sosh.

Top Channel