Maskat nëpër rrugë/ Vendimi i qeverisë, reagojnë grekët

24/10/2020 15:41

Masat e reja kundër koronavirusit kanë hyrë ne fuqi në Greqi, përfshire këtu dhe detyrimin e mbulimit të fytyrës si në ambientet e brendshme, ashtu edhe ato të jashtme.

Masa tjetër e rëndësishme e shpallur nga kryeministri Kyriakos Mistotakis në vazhdën e përpjekjeve për të frenuar shpërthimin e ri të sëmundjes ishte ndalimi i qarkullimit gjatë orëve të mbrëmjes në zonat me rrezikshmëri të lartë. Grekët për këto lëvizje të ekzekutivit, kanë qëndrimin e tyre.

Me shtimin e rasteve te reja të koronavirusit, sic po ndodh në shumë pjesë të kontinentit të vjetër, autoritetet greke nxituan të marrin masa shtesë për frenimin e pandemisë. Gjatë valës së parë të sëmundjes në pranverë, Greqia u lavdërua si një nga vendet që reagoi më mirë kundrejt Covid 19 dhe duket se është e gatshme të vazhdojë të ndjekë të njëjtin trend.

 

Top Channel