Masakra e fokave në Namibi/ 12 mijë këlyshë të parakohshëm të vdekur në breg

24/10/2020 18:38

Studiuesi Naude Dreyer i grupit mjedisor Ocean Conservation Namibia thotë se grupi i tij po bën analiza për femonenin e frikshëm të lindjeve të parakohshme dhe shton se mund të jetë efekt i ndryshimeve klimatike apo një kombinim faktorësh të faunës lokale detare e tokësore.

Rreth 12 mijë këlyshë të sapolindur fokash afrikane u gjetën të vdekura, braktisur nga nënat e tyre te kequshqyera, siç tregohet dhe në pamjet satelitore të Ocean conservation Namibia.

Kjo specie fokash zakonisht lindin këlyshët në këto plazhe në nëntor por katastrofa tregon se diçka nuk ka shkuar si duhej.

Studiuesit po kërkojnë arsyet e lindjeve të parakohshme, bazuar në efektet e ndryshimeve klimatike në faunën dhe rrymat e ngrohta detare.

“Në të njëjën kohë nuk mund të përjashtohen mundësitë e toksinave apo sëmundjeve teksa edhe nënat e tyre duken të kequshqyera,” shton Dreyer duke konstatuar se disa nga nënat gjenden ende në plazh.

“Është tragjike të shikosh këto nëna në këtë gjendje. Në Namibi nuk ka qendra për rehabilitimin e tyre por kur arrijnë në këtë pikë të kequshqyerjes rekuperimi është shumë i vështirë”, shton ai.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel