Heroinë, kokainë dhe një shumë parash/ Shpërndanin drogë në Shqipëri, arrestohen 2 persona në Tiranë

24/10/2020 09:58

Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë pasi shpërndanin heroinë dhe kokainë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Mësohet se të arrestuarit janë me precedentë të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Bëhet fjalë për Juris (Julian) Çobon, 32 vjeç dhe Klevis (Nelton) Arbrin, 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 190 gramë lëndë narkotike heroinë, 93 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celularë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë në zonën e Astirit dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA