​Reali fiton “El Clasico”, reagon Cristiano Ronaldo

24/10/2020 22:29

Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën në “Camp Nou” me rezultat 1-3, në “El Clasicon” e parë për këtë edicion garues, raporton KosovaPress.

Golit të Ansu Fatit, vlerën ia humbën golat e Real Madridit të realizuara nga Valverde, Ramos dhe Luka Modric.

Këtë fitore të “Los Blancos” duket se e ka ndjerë shumë edhe ish-ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili pas përfundimit të ndeshjes ka postuar një fotografi në rrjetet sociale me mbishkrimin “Siiiiiii”, që në gjuhën shqipe ka kuptimin e një “Pooooo” të fuqishme.

Ronaldo u largua nga Real Madridi për t’iu bashkuar Juventusit para dy viteve.

Siiiiiiiiiii💪🏽 pic.twitter.com/KwWODF5e6N

— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) October 24, 2020

Top Channel