Veliaj: Shqetësimi i Bashës për mbetjet është se iu prish pazari, sot trajtohen 30% më lirë

23/10/2020 18:15

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në takimin e mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 3, deklaroi se fatura që Lulzim Basha iu la qytetarëve shqiptarë për pastrimin nga mbeturinat ishte 30% më e shtrenjtë nga ajo që sot e “shqetëson çdo ditë”.

Fatura që na la Lul Basha ishte 30% më e lartë dhe 30 e ca milionë që duheshin paguar që në fillim për mbetjet. Sot e kemi 30% më të lirë. Është bërë më mirë, është bërë më shpejt dhe ata qajnë hallin e Tiranës,” deklaroi Veliaj, duke shtuar se në të vërtetë ata nuk shqetësohen të zgjidhin problemet e qytetarëve.

Nëse një punë mund të bëhet 30% më lirë, këta çfarë halli kanë? Kanë hallin e fitimit të munguar?”, ironizoi Veliaj. Kryebashkiaku shtoi se i vetmi shqetësim i Bashës në historinë e plehrave është prishja e pazareve nga të cilat do të përfitonte vetë.

Kujt i ngec sahati është i pashpresë! Kush shton vilat, është i pashpresë! Kur njerëzit s’kanë shtëpi, kush shkon dhe manipulon historinë e plehrave se iu prish pazari për t’i paguar më shtrenjtë, është i pashpresë,” tha kryebashkiaku Veliaj.

Top Channel