Muze i varfër për Kadarenë/ Gjirokastër, vizitorët kërkojnë më shumë

23/10/2020 12:27

Muzeu Kadare në Gjirokastër është larg modelit të një muzeu universal. Megjithëse i konceptuar së fundi ai nuk është interaktiv me vizitorët.

Edhe mjedisi social përreth muzeut nuk është duke e përdorur siç duhet këtë aset të qytetit. Bruno Pjetri që udhëheq prej vitesh vizitat brenda muzeut Kadare flet edhe për atë që kanë kërkuar vizitorët brenda ofertës që qyteti inspiruar nga shkrimtari Ismail Kadare.

Projekti që pritet të nisë së shpejti sipas z. Pjetri planifikon transformimin e shtëpisë së shkrimtarit por ai do të duhet të rrisë edhe të ardhurat e banorëve lokalë prej shfrytëzimit siç duhet të këtij aseti. Artizanët dhe bizneset e pazarit historik të Gjirokastrës përballen shpesh me kërkesa të vizitorëve për të marrë me vete objekte të frymëzuara nga veprat e Ismail Kadaresë dhe disa prej tyre po përgatiten t’ja shtojnë këto suvenire ofertës së vitit të ardhshëm.

Megjithëse qyteti i lindjes së shkrimtarit Kadare dhe një prej qendrave kryesore qytetare në vend Gjirokastra ka sot vetëm një librari të vogël shumë larg itinerarit të vizitorëve tipikë ndërsa librat e Kadaresë mund të gjenden vetëm në gjuhën shqipe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA