30 përqind e deputeteve që Lulzim Basha vendosi me preferencën e tij në listën e  2017-ës nuk duhet të jenë më pjesë e ekipit politik në zgjedhjet e 25 Prillit, sipas Komisionit  të  Vlerësimit të Kandidatëve.

Genc Ruli, Besnik Mustafaj, Mark Marku, Bujar Nishani dhe Enriketa Papa vendosën të skualifikojnë 13 ish deputet: Andon Frrokaj, Arben Kashahu, Endri Hasa, Ervin Salianji, Fatbardha Kadiu, Izmira Ulqinaku, Lindita Metaliaj, Lorenc Luka, Luan Baci, Nadire Meccorapaj, Romeo Gurakuqi, Tritan Shehu, Xhemal Gjunkshi.

Zyrtarisht Partia Demokratike sqaroi se ish deputetët  do të kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

Më herët  anëtarësia, refuzoi ish-deputetët Klevis Balliu dhe Hekuran Hoxholli si dhe ish kryebashkiakët e Tropojës, Kukësit dhe Pogradecit.

Nga 498 kandidatë vetëm 299 kanë kaluar në listën finale që do t’i dërgohet këshilli kombëtar të PD-së. Ndërsa kësaj liste do t’i shtohen edhe 27 kandidatë të listës kombëtare.

Njoftimi:

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD, përmbylli dje procesin për vlerësimin e kandidatëve për përfaqësimin politik të PD në nivel qendror dhe lokal.

Periudha e punës së Komisionit, e ndarë në 3 faza, zgjati nga data 3 Gusht deri në 22 Tetor 2020. Në emër të Kryesisë së PDSH, shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për pjesëmarrjen dhe angazhimin masiv të demokratëve në këtë proces, për të gjithë kandidatët e përfshirë që provuan edhe njëherë se Partia Demokratike është forca më vitale politike me burime të jashtëzakonshme njerëzore, si dhe për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për punën voluminoze dhe me përkushtim të kryer gjatë gjithë këtij procesi.

Sot Komisioni ka dorëzuar Raportin e vlerësimit të kandidatëve Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.

Nga Raporti i Komisionit rezulton se:

A) Në total nga anëtarësia janë konfirmuar 498 kandidatë, të cilët janë certifikuar nga Komisioni se përmbushin kriteret statutore për përfaqësimin politik të PD.

B) Nga 498 kandidatët e konfirmuar nga anëtarësia dhe që plotësojnë kriteret statutore për përfaqësim politik, Komisioni ka vlerësuar që 299 kandidatë nga listat e secilës Degë dhe 27 kandidatë të listës kombëtare (në total 326), ti propozohen organeve vendimmarrëse të Partisë për të qenë në listën finale të përfaqësimit të PD në zgjedhje.

Raporti i Komisionit do ti nënshtrohet diskutimit dhe vendimmarrjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, sipas përcaktimeve të Statutit të PDSH dhe afateve ligjore për përcaktimin e kandidatëve në zgjedhje.

Për shkak të interesit të medias dhe opinionit publik, mbi vlerësimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për kandidatët nga lista e veçantë kombëtare (anëtarët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar 2017), që janë konfirmuar nga antarësia e Partisë, vlerësimi që ka bërë Komisioni është si më poshtë:

 

Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që vlerësohen nga Komisioni që të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik, janë si më poshtë:

  1. AGRON SHEHAJ
  2. ALBANA VOKSHI
  3. ALDO BUMÇI
  4. ALFRED RUSHAJ
  5. ARBEN RISTANI
  6. BARDH SPAHIA
  7. BELIND KËLLIÇI
  8. ÇLIRIM GJATA
  9. DHURATA ÇUPI
  10. ENKELEJD ALIBEAJ
  11. ENNO BOZDO
  12. ERVIN MINAROLLI
  13. FATBARDH KADILLI
  14. FLAMUR NOKA
  15. FLORJON MIMA
  16. GENC POLLO
  17. GENT STRAZIMIRI
  18. GRIDA DUMA
  19. ISUF ÇELA
  20. INA ZHUPA
  21. IVI KASO
  22. JORIDA TABAKU
  23. KRESHNIK ÇOLLAKU
  24. LUÇIANO BOÇI
  25. OERD BYLYKBASHI
  26. ORJOLA PAMPURI
  27. TOMORR ALIZOTI

Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi, janë si më poshtë:

  1. ANDON FRROKAJ
  2. ARBEN KASHAHU
  3. ENDRI HASA
  4. ERVIN SALIANJI
  5. FATBARDHA KADIU
  6. IZMIRA ULQINAKU
  7. LINDITA METALIAJ
  8. LORENC LUKA
  9. LUAN BACI
  10. NADIRE MEÇORAPAJ
  11. ROMEO GURAKUQI
  12. TRITAN SHEHU
  13. XHEMAL GJUNKSHI

Ky vlerësim i Komisionit do t’i kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje Kryesisë së Partisë, së bashku me vlerësimin e kandidatëve për secilën Degë.

 

Top Channel