Ironia e Ramës për Metën: Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti shqiptaro-afrikan që mori pashaportën për 8 orë

23/10/2020 19:34
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në twitter në lidhje me dhënien e nënshtetësisë nga presidenti Ilir Meta brenda 8 orëve, lojtarit të Tiranës, Winful Cobbinah.

Në statusit e tij, Rama shkruan se Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti shqiptaro-afrikan që mori pashaportën për 8 orë nga Iliri.

Rama thekson se të dy i kanë një gol me kokë drejtësisës.

“Ilir Meta ka lidhje  me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti shqiptaro-afrikan që mori pashaportën për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!”, shkruan Rama në twitter.

Po kush është futbollisti ganez që duhet të bëhej me urgjencë shqiptar. Ai është Winful Cobbinah një nga emrat kryesore të ekipit kampion. Më 28 shtator Presidentit Meta i mbërriti kërkesa nga ekipi i Tiranës për ti dhënë ganezit pasaportën shqiptare në mënyrë që ai te merrte pjesë në ndeshjen me Yong Boys në Zvicër. Po ate ditë Presidenti ka dhënë një dekret të vetëm për dhënien e nënshtetësisë ganezit. Ky vendim u bë për të anashkaluar rregullin e Uefas për të pasur 5 të huaj në ekip, ndërsa Kobinah nuk mund të hynte në lojë duke qenë futbollisti i gjatë. Nga një kërkim i thjeshtë në faqen e presidencës, ky dekret nuk gjendet. Ky dekret është dhënë brenda një dite pune të presidentit. Kërkesa e klubit Tirana është bazuar në ligjin nr. 113/2020 për shtetësinë, i cili nuk kishte hyrë në fuqi, pasi Meta e ktheu mbrapsht me dekret në muajin gusht dhe Kuvendi e rivotoi në 24 shtator 2020. Po pavarësisht Meta e ka pranuar kërkesa duke e bazuar dekretin në ligjin e vjetër për shtetësinë të vitit 1998. Ky ligj, në asnjë germë të tij, nuk parashikon që një subjekt t’i kërkojë Presidentit për t’i dhënë shtetësinë një subjekti tjetër. Madje ligji nuk parashikon që kërkesat për shtetësinë t’i drejtohet Presidentit, por vetëm në stacionin më të afërt të policisë.

Top Channel