Një nënë ka mbetur e tronditur, kur prifti që po i pagëzonte të birin, e zhyt fëmijën dhunshëm në ujë.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Qipro. Pas publikimit të pamjeve në rrjet, përdorues të shumtë kanë kritikuar priftin, pasi këmba e vogëlushit përplasej vazhdimisht me pjesën anësore të enës metalike.
Mamaja e vogëlushit, Nitina Shitta thotë se që pas pagëzimit, djali ankohet për dhimbje dhe vazhdimisht qan. Për këtë ajo akuzon priftin.
“Prifti goditi foshnjën time, të gjithë i thonim që të jetë më i kujdesshëm, por ai na përgjigjej vazhdimisht se është përgjegjës për pagëzim. Djaloshi mbeti me skuqje të shumta në trup. Prifti na shkatërroi ditën tonë më të bukur”, ka deklaruar Shitta për mediat.
Mësohet se prifti i ka kërkuar falje familjes, duke thënë se e gjitha nuk ishe aspak e qëllimshme.
Top Channel