Deputetja e Partisë Socialiste ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Deputetja ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook se e ka bërë testin ditën e hënë, pasi kishte ndjerë simptomat e para.

Ajo gjithashtu ka theksuar se është karantinuar së bashku me familjen e saj.

Në fund postimin e saj e ka mbyllur me një mesazh për qytetarët.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për t’u testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë .

Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tejzgjatura.

Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve.

Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë!

Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe…

Posted by Blerina Gjylameti on Friday, October 23, 2020

 

Top Channel