Policia në Varshavë arrestoi 15 persona në protestat që shpërthyen pas një vendimi të gjykatës për ashpërsimin e rregullave kundër abortit.

Qindra vetë u mblodhën përpara zyrave të Partisë në pushtet për Ligj dhe Drejtësi, ndërsa policia përdori gazin lotsjellës për t’i shpërndarë.
Gjykata Kushtetues e Polonisë konstatoi se abortet, edhe në rastet e difekteve të fetuesit janë anti-kushtetuese.

Ligjet e abortit në Poloni janë ndër më të rreptat në Europë, por vendimi i fundit do të thotë ndalim pothuajse total i abortit.

Me hyrjen e këtij vendimi në fuqi, abortet do të lejohen vetëm në rastet e përdhunimit ose incestit, ose nëse shëndeti i nënës është në rrezik. Sfida ligjore kundër masës së vitit 1993, që lejonte abortin edhe në rastet e difekteve të fetusit u inicjua vitin që shkoi nga deputetët e Partisë për Ligj dhe Drejtësi. Grupet e të drejtave të njeriut i kërkuan Qeverisë polake që të mos i shtojë kufizimet.

Sipas komisioneres europiane Dunja Mijatovic, heqja e bazës për pothuajse të gjitha abortet ligjore në Poloni, përbën shkelje të të drejtave të njeriut.

Top Channel