Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi masën e paraburgimit për një muaj punonjësit të Thesarit të Kosovës që transferoi 2 milionë euro nga ky institucion shtetëror në një kompani private.
Policia njoftoi të mërkurën se i dyshuari L.G ishte prangosur, ndërsa dy persona të tjerë, pronarë të kompanisë private ku u transferuan paratë, janë në arrati. Vendimi për ta mbajtur punonjësin në paraburgim u mor nga frika se ai mund të arratiset apo edhe të pengojë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar në dëshmitarë ose bashkëpjesëmarrës të tjerë.
Kalimin e parave, ai mendohet ta ketë bërë përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë, LDA Group Shpk (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar), me bazë në fshatin Llapushnik, 30 kilometra larg Prishtinës. Më herët gjatë ditës u mbajt seanca dëgjimore ndaj të arrestuarit. Avokati i tij mbrojtës tha se Prokuroria nuk paraqiti “asnjë provë konkrete të qenësishme e cila ta mbështeste një pretendim të tillë, por kërkesa siç tha ishte tërësisht e përgjithësuar, e supozuar dhe pa argumente mbështetëse.
Top Channel