Rindërtimi pas tërmetit/ Qeveria jep “OK” për projektin e “Rrënjë Shqiptare” dhe Marin Memës

22/10/2020 19:58

Organizata “Rrënjë Shqiptare” me qendër në New York dhe gazetari Marin Mema kanë marrë dritën jeshile për nisjen e projektit të madh me 44 shtëpi në zonën e Ishmit.

Marko Kepi ka firmosur sot marrëveshjen përkatëse që i jep mundësinë grupimit ti japë udhë realizimit të këtij projekti.

Marin Mema: Tani është koha te realizojmë projektin e madh. Pak fjale dhe shume pune. Këto punime duhet te kishin nisur me heret, por kemi pritur përfundimin e procedurave.

Kristjan Mundija: Organizata ‘”Rrënjë Shqiptare” dhe gazetari Marin Mema, në bashkëpunim pas tërmetit kanë mbledhur një shumë prej rreth 1,6 milionë dollarësh dhe para miratimit të projektit për Ishmin kanë dorëzuar shtëpi edhe në Likesh të Shijakut, Tapizë e Bubq të Bashkisë Krujë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA