Nis Europa League/ Në kërkim të kampionëve të rinj

22/10/2020 13:41

Nis sot sezoni i ri i Europa League, kompeticioni i dytë për nga rëndësia në kontinentin evropian. me Sevillan dhe Interin, finalistet e sezonit të kaluar në Ligën e Kkampioneve, 48 skuadrat pjesëmarrëse të këtij edicioni në Europa League nisin rrugëtimin e tyre drejt gjetjes së një skuadre të re kampione.

këto ditë vëmendjen e mori sfida mes Napolit dhe Alkmaarit që do të luhet në orën 18:55 për shkak të rasteve me Covid te skuadra holandeze duke bërë që të flitej edhe për një shtyrje, një opsion që nuk u mor në konsideratë, teksa skuadra mbërriti në Napoli duke zbatuar të gjitha rregullat e parashikuara nga protokolli. Sot do të luhet edhe sfida mes Milanit dhe Celtic.

Skuadra kuqezi po përjeton një moment magjik në këtë fazë të vitit 2020 dhe vjen në këtë përballje me moral akoma më të lartë pas fitores në derbin me Interin. ndërsa te Celtic duket se po ndodh e kundërta me skuadrën e Lennon që humni në derbin me Rangers, ndërkohë që nuk munguan as polemikat teksa trajneri foli për një spiun në radhët e skuadrës së tij.

Tjetër skuadrës italiane në Europa League, Roma udhëtoi drejt Zvicrës për t’u përballur me Young Boys që eliminoi Tiranën në fazën e playoffit të kompeticionit.

Arsenali do të luajë në austri ndaj Rapidit të Vjenës. Skuadra londineze do të jetë gjatë gjithë sezonit pa mesut Ozil që është lënë jashtë skuadre nga trajneri Arteta dhe të mendosh që mesfushori është lojtari më i paguar i skuadrës londineze. ndërsa Tottenhami i Jose Mourinhos do të presë në fushën e tij skuadrën LASK që ishte surpriza e këtij kompeticioni sezonin e kaluar. Situatë të vecantë po përjeton Sparta e Pragës që pa që kampionati cek i futbollit të pezullohet për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Covid dhe ky vendim mund të ketë impakt edhe në Europa League.

Sot kjo skuadër ka përballjen me Lille për të cilën ka marrë lejen për ta zhvilluar. përsa u përket ndeshjeve të tjera në fushën e saj, do të bëhet vlerësimi në ditët në vazhdim. Ndeshjet e Europa League do të luhen në orën 18:55 dhe 21:00 dhe do të transmetohen në platformën Digitalb.

Top Channel