Bie sëmundja e “gjuhës blu”/ Prek dhentë, ngordhin 30% e bagëtive të prekura në Gjirokastër
22/10/2020 12:36
Sëmundja e gjuhës blu është rikthyer sërish në kopetë e të imëtave në të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Zonat më të prekura duket se janë ajo e Lunxhërisë, Dropullit, Libohovës dhe Cepos.
Sëmundja që nuk është ngjitëse duket se transmetohet nga mushkonjat dhe ka filluar të shfaqet që prej fundit të verës.
Që prej vitit 2014 kjo është epidemia më masive e gjuhës blu në të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Duket se përqindja e ngordhjeve shkon në gati 30% për krerët e prekur deri në këto momente.
Sipas fermerëve situata që do ta pasojë epideminë e gjuhës blu do të shoqërohet me dështime të shumta të krerëve të të imëtave, çka pritet të dobësojë prodhimtarinë e tufave.
Top Channel