​Kosova dhe Izraeli mbajnë konsultimet e para për hapjen e ambasadës në Jerusalem

22/10/2020 21:04

Nën patronatin e ministres Meliza Haradinaj-Stublla, u zhvillua takimi i parë zyrtar konsultativ ndërmjet Drejtorive të Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit.

Sipas komunikatës ministrore, në këtë takim virtual u diskutua për detajet e vendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, gatishmërinë për ndërtimin e marrëdhënieve të plota në të gjitha fushat, si dhe për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Të dyja palët diskutuan edhe aspektet teknike-logjistike për aranzhimin e vizitës së parë zyrtare në Shtetin e Izraelit të delegacionit të Republikës së Kosovës në muajin e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA