Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu në videomesazhin e sotshëm ka publikuar mesazhin e doktor Perlat Kapisyzit, sipas të cilit virusi ka pësuar mutacion gjenetik duke e bërë me aftësi më ngjitëse.
“Virusi Sars-Cov2 ka pësuar mutacion gjenetik ku një nga më të rëndësishmit është D614G. Ky mutacion e ka bërë virusin me aftësi më ngjitëse, duke rritur ngarkesën virale tek personi i infektuar.
Tashmë shumë studime që prej vitit 1938 kanë vërtetuar se sa më e madhe ngarkesa virale, aq më e rëndë forma, aq më e lartë sëmundshmëria dhe vdekshmëria. Dhe në këtë këndvështrim virusi është bërë më agresiv”, thotë Prof. Kapisyzi.
Mjeku në apelin për qytetarët, thotë se mbajtja e maskës është si një sakrificë për t’u mbrojtur dhe për të mos lejuar një mbyllje të dytë që do kishte pasoja social-ekonomike.
Top Channel