Kryeministri Edi Rama i pyetur se nëse ato se çfarë ai prezantoi sot si projekte të mëdha dhe shumë shpejt të realizueshme për portet turistike dhe aeroportet e rinj në vend janë premtime të mëdha tha:
Rama: Këto nuk janë premtime, por projekte në proces, premtimet janë poezi, këtu jemi në prozë. Kur flasim për portet nuk flasim për premtim po procese që janë të avancuara . Në pak javë porti i Durrësit në garë, porti i ri Vlorës do jetë i hapur, për atë të Durrësit jemi në bisedime me një shtet mik për të bërë një procese shtet me shtet. Nuk dua të jap më shumë detaje por jemi në një fazë shumë të avancuar. Porti turistik i Sarandës është një proces gati në përfundim , investimi fillon në pak muaj.
Kemi pasur edhe zhgënjim, si ai i Karpenit, gjëra që ndodhin. Rruga Milot, nuk është premtim/ Marrim një rekord të Saliut prsh: Shkodër Murriqan deri në Kakavijë ka 28 standarde gjatë rrugës. Imagjino sikur të veshësh xhaketën time, këmishën e Braçes, pantallonat e Finos dhe anti plumbin e Saliut. Si një dordolec.
Natyrisht që drejtuesit gabojnë në shpejtësinë kur del delja, por nëse e heqim nga rruga, pra e gjitha është në proces, jemi në kthesë të madhe që kemi nisur, duhet të vazhdojmë deri sa të dalim.
Top Channel