
LDK kallëzon Kurtin! 17 denoncime penale për anëtarët e qeverisë: Marrin vendime kur duhet të ishin dorëhequr
08/05 23:07
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën në mbrëmje ka arrestuar një të dyshuar me shtetësi kosovare, ndërkohë që dy persona tjerë janë në arrati.
Sipas Policisë, të njëjtit dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe duke përdorur Thesarin e Kosovës, kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milionë eurove.
“Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit”, është thënë në komunikatën e këtij institucioni.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Top Channel