Maskë dhe distancë 1.5 – 2 m/ Publikohet rregullorja e Universitetit të Tiranës, çfarë lejohet dhe çfarë jo

21/10/2020 12:26

Universiteti i Tiranës ka publikuar projektrregulloren e brendshme për fillimin e vitit të ri akademik më 2 nëntor, sa i takon mbrojtjes nga infeksioni i shkaktuar prej virusit Covid-19.

Kjo rregullore ka si objekt përcaktimin e rregullave, procedurave dhe mekanizmave për mbrojtjen nga infeksioni i Covid-19 dhe për sigurimin e funksionimit normal të Universitetit të Tiranës në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19.

Gjithashtu rregullorja përcakton masat që duhet të zbatohen në të gjitha njësitë përbërëse nga personeli akademik, ndihmësakademik, administrativ dhe studentët, për garantimin e mospërhapjes së infeksionit të virusit Covid-19, në të gjitha rastet kur është e domosdoshme të kryhet veprimtari akademike dhe adminsitrative me prani fizike të studentëve dhe të personelit akademik, ndihmësakademik dhe administrativ në ambientet e Universitetit të Tiranës.

Mbajtja e maskave nga studentët dhe personeli në mjediset e brendshme dhe të jashtme të njësive, (auditorë, laboratorë, bibliotekë, zyra, korridore, oborre rrethues) është e detyrueshme.

Ndër të tjera shkruhet se gjatë procesit mësimor, studentët dhe personeli akademik qëndrojnë në auditor, laborator, bibliotekë duke respektuar distancimin të paktën 1.5 – 2 m.

Po kështu nuk lejohet konsumimi i ushqimeve në auditor, laborator, bibliotekë, korridore si dhe lëvizja brenda ambienteve, përfshirë korridoret bëhet duke respektuar distancën të paktën 1.5 – 2 m nga njëri-tjetri.

Për më qartë do të gjeni më poshtë dokumentin e plotë…

Projekt Rregullore anti Covid UT

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA