Edhe pas ftesës për herë të dytë të kryeministrit për të lënë grevën e urisë, gratë naftëtare janë të vendosura të mos dalin pa marrë pagat e munguara.

Ato janë të gatshme të negociojnë, por pa ndërprerë grevën e urisë.

Kjo ndodh në një kohë kur gjendja shëndetësore e tyre vjen duke u rënduar. Tre prej grave greviste kanë marrë ndihmë mjekësore pas komplikacioneve kardiake dhe hipertensionit.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkroi se naftëtarët duhet të dalin nga greva për të biseduar.

“Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje”.

Kujtojmë se prej 24 ditësh ditësh, naftëtarët janë në grevë, ku 17 ditë ndenjën burrat, ndërsa sot është dita e 7 që në grevë janë gratë. Ata kërkojnë pagat e padhëna të fituara me gjyq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA