Gjatë 24 orëve të fundit u kryen 1375 testime në vendin tonë, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 297 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, si dhe humbën jetën katër persona.

25 kanë qenë rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit në bashkinë e Korçës. Burime për Top Channel bëjnë me dije se pjesë e kësaj shifre ishin edhe një mësuese nga Korça, si dhe një edukatore.

Po ashtu në shkollën 9 vjeçare të Bitinckës në Bashkinë e Devollit ka rezultuar një mësuese me Covid 19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi po ashtu se, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA