24 vjeçarja akuzohet për vrasje pas gjetjes së trupit të burrit në pyll

21/10/2020 18:27

Kamarierja Samantha Grace Guillerme, u arrestua së fundmi nga policia e Victoria, Australi, gjashtë pasi 37 vjeçari Jarrad Lovison, ishte parë herën e fundit gjallë.

24-vjeçarja është akuzuar për vrasje dhe hedhjen e trupit në një zonë pyjore në Australi.

Trupi i viktimës u gjet në Moondarra rreth 29km larg shtëpisë së tij në Victoria.

Ndërsa Guillerme u arrestua në shtëpinë e saj në Moe, 144km në lindje të Melbourne.

Policia ende nuk ka dhënë detaje të provave dhe akuzave të tyre por në profilin e të akuzuarës në Facebook thuhet se punon në një kafe të quajtur ‘Eat Live Fresh’.

Hetuesja Natalie Dean tha se gruaja e arrestuar do të mbetet në paraburgim për kohën e hetimeve.

Ajo shtoi se një Toyota e bardhë u sekuestrua gjatë arrestimit, dhe ka bërë apel për njerëz me informacion mbi çështjen.

Viktima ishte parë herën e fundit duke drejtuar biçikletën e tij më 16 prill dhe ishte takuar me një të njohur në parkun Prudens Track.
Trupi i tij u gjet më 23 maj në parkun Moondarra Forest, rreth 18km në veri të vendit ku ishte parë për herë të fundit.

Ndërsa biçikleta e tij u gjet dy ditë më vonë e mbështetur në një pemë disa kilometra më larg.

Në fillim të muajit prindërit e tronditur të viktimës bënin apel për informacion: “Ne duam të dimë vetëm kush ia bëri këtë djalit tonë dhe përse.”

Policia nuk ka deklaruar çfarë lidhje kishte viktima me të akuzuarën. Hetimet vazhdojne.

FOTO GALERI
2/3
Viktima ishte parë herën e fundit duke drejtuar biçikletën e tij më 16 prill

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA