​Idrizi-Hotit: Kur doni të ndalni spastrimin etnik të shqiptarëve në veri?

21/10/2020 21:37

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Valdete Idrizi dhe kryeministri Avdullah Hoti janë përplasur verbalisht në interpelancën mbi asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Idrizi ka shprehur dyshimet e saj nëse asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, duke i përkujtuar të parit të Ekzekutivit se deri më tash nuk ka ndërmarrë as hapin më të vogël për t’iu dalë në ndihmë shqiptarëve në veri, ku vazhdojnë të funksionojnë dhe të veprojnë strukturat paralele serbe.

“Disa herë kryeministër ju kam pyetur se kur doni të ndalni spastrimin etnik të shqiptarëve në veri? Kur do ta qitni në dialog? Si t’ju besojnë qytetarët e veriut që asociacioni i komunave serbe nuk do të ketë fuqi ekzekutive, kur ju nuk e keni bërë as mundin më të vogël që së paku një zyre për komunitete në komunën e Mitrovicës nuk është hapur? Nuk jeni përgjigj asnjëherë kryeministër, keni zgjedh të heshtni”, ka thënë Idrizi.E kryeministri Hoti ka kujtuar se marrëveshja për asociacionin është bërë në kohën kur Partia Demokratike e Kosovës ishte në pushtet.

“Më lejoni edhe unë me qenë i drejtpërdrejtë, qysh t’ju besoj se ju e keni sinqerisht kur më bëni pyetje për asociacionin, se a do të ketë kompetenca ekzekutive, kur e keni bërë ju kur e keni pasur kryeministrin e partisë tuaj dhe ne jemi siguruar mandej në 2015 ta sjellim brenda Kushtetueses. Qysh t’ju besoj unë kur që 12 vjet keni pasur në udhëheqje qeverinë, qoftë drejtpërdrejt ose në koalicione”, ka thënë Hoti./Kosova Press/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA