Mëngjesin e kësaj të marte, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi shembjen e 20 objekteve, që i hapin rrugën projektit të Unazës së Madhe, në lotin e tretë të tij.

Objektet janë të madhësive nga 2-4 kate, me funksione si shtëpi apo edhe biznese. Zyrtarisht IKMT, thotë se një pjesë e objekteve janë shpronësuar sipas ligjit në fuqi ndërsa një pjesë tjetër janë përjashtuar nga ky proces.

Megjithatë aksioni vijoi i qetë, dhe me një prezencë të paktën të uniformave blu. Policia rrugore, zgjodhi që në rrugën Teodor Keko, të mos e bllokonte dhe fluksi i makinave vijoji normalisht në të dyja anët, për shkak sepse shembjet u bën me mjete të rënda dhe jo me shpërthim të kontrolluar.

Kujtojmë, se në dy aksione të mëparshme të  Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, për lotin e parë dhe të dytë të këtij projekti janë shembur rreth 45 objekte banimi dhe biznese. Ndërsa, puna më pas ka vijuar edhe në lotin lindor të Unazës së Madhe ku janë shembur 12 objekte, të cilat ishin në gjurmën e projektit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA