Basha takon Nikos Dendias: Ritheksova qëndrimin prej 10 vitesh, zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare

20/10/2020 18:04

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me takim që pati sot me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendisa.

Sipas Bashës, ai në takim ka ritheksuar qëndrimin e tij të shprehur  prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare.

Më tej kreu i PD-së shkruan se i ka thënë ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës.

Reagimi i Bashës:

Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA