Karikaturat e profetit/ Prindi i nxënëses dhe kleriku islamik kishin lëshuar mallkimin ‘fatwa’ ndaj mësuesit që iu pre koka

19/10/2020 16:28

Mësuesi francez që iu pre koka të premten nga një terrorist islamist kishte marrë kundër tij urdhrin fetar të linçimit ‘fatwa’ para se të vritej, tha sot minsitri i brendshëm i Francës.

Gerald Darmanin shto se është arrestuar një predikues fetar dhe një baba të cilët ishin ankuar për përdorimin në mësim të karikaturave të profetit musliman Muhamed dhe sipas tij dukej qartë që ata kishin lëshuar një ‘fatëa’, apo vendim fetar mobilizimi kundër mësuesit Samuel Paty.

Policia franceze tha sot se kishte bastisur shtëpitë e dhjetra militantëve të dyshuar, sipas Darmanin për të dërguar mesazhin se ‘armiqtë e Republikës’ nuk do të gjejnë asnjë minutë qetësi.

Darmanin tha për rrjetin Europe 1 se operacionet po vazhdonin kundër dhjetra individëve ndërsa presidenti Emmanuel Macron zotohej për masa të reja kundër ekstremizmit.

Brahim Chnina, vajza 13-vjeçare e të cilit frekuenton shkollën Paty, kishte nisur peticionin online për mobilizim kundër mësuesit, duke kërkuar largimin e tij nga shkolla për veprimin.

Chnina kishte shpërndarë emrin e Paty dhe adresën e shkollës në mediat sociale, disa ditë para sulmit qe tashmë është cilësuar si terrorist.

Ndërkohë prokurorët nuk kanë thënë nëse sulmuesi 18-vjeçar nga Çeçenia, Aboulakh Anzorov kishte lidhje me shkollën apo veproi në mënyrë të pavarur.

Sipas Le Monde, Anzorov kishte shpërblyer nxënësit e shkollës për t’i treguar se cili ishte mësuesi që kishte nxjerrë karikaturat e profetit në klasë dhe për këtë një nxënës 15-vjeçar është arrestuar.

Është mësuar gjithashtu se terroristi Anzorov filmoi veten duke vrarë dhe prerë kokën e Paty në hyrje të shkollës Conflans-Sainte-Honorine, dhe kishte shpërndarë videon në rrjete mbështetëse të ISIS.

Anzorov kishte udhëtuar 70 km nga shtëpia e tij në Evreux për të kryer aktin.

Top Channel