15/01 22:06
Çifti simpatik i fotografëve Rezarta dhe Redoni, këtë të pasdite ishin të ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon.
Ata, ishin aty për të rrëfyer emocionet e propozimit për martesë që Redoni i ka bërë pak ditë më parë Rezartës në Kapadokia të Turqisë. Por edhe për të rrëfyer, betejën e fituar të Rezartës me kancerin e gjirit.
Ky rrëfim vjen në një muaj sensibilizues siç është tetori. Çifti tha se trajtimin e sëmundjes e ka bërë në Francë, ndërsa shtuan se tanimë janë në pritje të martesës. Ndërsa pranë tyre në studio u ftuan çifti i parukerëve Xhimi dhe Klodi, të cilët i janë gjendur pranë në momentet e tyre më të vështira.
Top Channel