Pandemia Covid-19/ “Rrëshqet” situata, kufizime të forta nëpër Evropë

18/10/2020 10:59

Italia, vendi i parë europian i goditur më fort nga vala fillestare e Covid 19, regjistroi një numër rekord rastesh një ditë më parë.

Gjendja e pandemisë po rëndohet, duke e shtyrë kryeministrin Giuseppe Conte të shpallë një sërë masash të reja të forta kundër saj. Këto rregulla do të përfshijnë aktivitete jo-esenciale që përfshijë palestrat, pishinat dhe eventet sportive amatore.

Në Sllovaki, kryeministri Igor Matovic deklaroi se vendi do të testojë çdo person nga 10 vjeç e lart mes shtimit të ndjeshëm të infektimeve dhe vdekjeve. Qeveria sllovake shpalli në fillim të këtij muaji gjendjen e jashtëzakonshme dhe paraqiti masa të reja këtë javë, të cilat parashikonin dhe ndalimin e shërbesave fetare apo eventeve të tjera masive, si dhe kalimin e mësimit online.

“Testimi do të jetë falas për të gjithë”, u shpreh Matovic, ndërsa nuk sqaroi nëse ai do të jetë i detyrueshëm apo vullnetar. “Po ia dolëm, do të vendosim një shembull për të gjithë botën”, tha shefi i qeverisë së vendit me 5,4 milionë banorë. Të shtunën, grupe protestuesish sulmuan zyrtar qeveritare në Sllovaki duke shprehur indinjatën e tyre për masat e rrepta anti-covid.

Në Holandë, familja mbretërore ndërpreu pushimet në Greqi mes kritikave që rrethuan udhëtimin e pjesëtareve të tyre, i cili vinte në kohën kur qeveria atje I kishte kërkuar njerëzve t`i kufizonin rrugëtimet me sa më shumë të mundnin. Polonia ndërkohë ka hartuar zonat e kuqe ku do të mbyllen shkollat e palestrat.

Në Katalonjë, restorantet do të lejohen të shërbime vetëm ushqime që mund të merren me vete, e ne Moskë, nga e hëna gjimnazet do të mbyllen. Shkollat në Campania të Italisë po kështu nuk do të hapen për dy javë.

Top Channel