Luftëtari drejt shkrirjes/ Tifozët gjirokastritë në protestë, akuzojnë drejtuesit e klubit dhe FSHF

18/10/2020 19:54

Pas gati një shekull që nga krijimi, skuadra e luftëtarit rrezikon shkrirjen totale. Ekipi gjirokastrit i ndikuar dhe nga bojkoti i Ligës profesioniste dhe FSHF-së që prej Shtatorit ka mbetur pa stërvitje, dhe eksodit të lojtarëve të shumtë i janë shtuar dhe gjyqet e ish lojtarëve që po cojnë skuadrën e qytetit të gurtë në kolaps.

Prej 15 shtatorit, kur Luftëtari ndali stërvitjen, shkrirja e ekipit të parë duket e pashmangshme ndërsa kriza financiare në një formacion që vuante dhe më parë problemet, ka krijuar një hendek të pakalueshëm. Tifozët që këtë fundjavë u ngritën në protestë, ia faturojnë këtë problemeve me menaxhimin drejtuesve të

Së fundmi, ish-zv.trajneri slloven i Luftëtarit Amir Botonjiç, ka fituar gjyqin me klubin për një shumë që shkon rreth 60 mijë euro, vetëm një nga problemet e administratës së kaluar, të trashëguara nga ish presidenti Grigor Tavo.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA