Kosovë, 137 raste të reja me COVID-19 dhe një humbje jete
18/10/2020 15:32
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit, një pacient i infektuar me koronavirus ka vdekur dhe janë regjistruar edhe 137 raste të reja me këtë virus.
Shifrat e reja të rasteve me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, dalin pas testimit të 869 mostrave.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe 49 pacientë, tha IKSHPK-ja.
Që prej 13 marsit – kur u regjistruan rastet e para në Kosovë – e deri më sot, IKSHPK-ja ka regjistruar 16,891 raste me koronavirus.
Prej tyre, 653 pacientë kanë vdekur dhe 14,666 janë shëruar.
Në Kosovë, aktualisht raste aktive janë 1,572.
Top Channel