Ronald Koeman e komentoi pa u shqetësuar deklaratën e Antoine Griezmann, pasi shënoi në sfidën Kroaci-Francë, se Didier Deschamps dinte “ku të më poziciononte”. Trajneri i Barçës shpjegoi me transparencë se ka folur me sulmuesin francez dhe nënvizoi se pozicioni i anësorit të djathtë fals “është më i miri për Barçën”.

“Gjithkush ka të drejtë të shprehet. Kam biseduar me Antoine, dje, pasdite, jo për shkak të deklaratave të tij. Ne biseduam për pozicionin e tij dhe për performancën e lojtarit. I thashë se kërkoj më të mirën për ekipin dhe mendoj se pozicioni i tij është në të djathtë, me liri të plotë. Griezmann mund të luajë si 10 dhe 9, dhe në fund vendos unë se çfarë është më e mira për ekipin, pastaj secili lojtar duhet ta shfrytëzojë këtë në maksimum”.

Holandezi, në vijim të argumentit të tij, pa dashur të nxisë më tej debatin, kërkoi që Antoine të japë maksimumin në pozicionin ku e aktivizon.

“Ai po bën më të mirën që mund të bëjë. Punon shumë, është i disiplinuar dhe me fat për cilësitë e tij sulmuese. Kishte katër ose pesë aksione sulmuese nga të cilat duhej të jepte më shumë, por ka shumë më tepër për të diskutuar në lidhje me pozicionin e tij. Kur isha trajner, në Holandë-Francë, Grieznann luajti në të djathtë. Nuk ka nevojë të diskutojmë më për këtë temë. Trajneri vendos dhe lojtari duhet të japë maksimumin.”

I ngacmuar nëse do të mund të thoshte të njëjtat fjalë publikisht edhe për Messin, Koeman u tregua iu shmang pyetjes, duke u shprehur:

“Nuk keni pse të flisni kaq shumë për lojtarët. Asnjë lojtar nuk mund të krahasohet me një tjetër. Për mua nuk ka çështje. Nuk kam asnjë problem me Antoine. Detyra ime është të përfitoj sa më shumë nga secili futbollist, por vetëm 11 mund të luajnë. Nuk aktivizoj asnjë lojtar jo në pozicionin e tij.”

Top Channel