Tifozët dhe koreografitë e tyre, mungesa e madhe e derbit të Madonninës (Foto)

16/10/2020 13:14

Milano përgatitet për derbin e parë në kohë pandemie, ku të dy trajnerët do të duhet të bëjnë pa disa futbollistë për shkak të infektimit nga koronavirusi, por mungesa më e madhe e shkaktuar nga Covid-19 do të jetë ajo e tifozëve.

Për shkak të situatës alarmante, në “San Siro” këtë herë nuk do të ketë më tepër se 1000 persona, shumë pak për një impiant mitik,që për sfida të tilla mbante gjithmonë më tepër se 80 mijë tifozë në shkallët e tij.

Mungesën e tifozëve do ta ndjejnë padyshim futbollistët në fushë, por do ta ndjejnë edhe ata që ndjekin ndeshjen nëpërmjet ekranit, pasi do të mungojnë koreografitë spektakolare që fansat e dy klubeve shpalosnin në stadium në çdo përballje.

Më poshtë kemi sjellë disa nga koreografitë më spektakolare të shpalosura nga tifozëritë e dy klubeve në shkallët e “San Siro”-s…

FOTO GALERI
2/18

Top Channel