Mediat këto kohë kanë qenë shumë të fokusuara tek emisioni “PërPuthen”.
Ata kanë kaluar në filtër personazhet ku janë përpjekur të “gërmojnë” të dhëna nga jeta e tyre e mëparshme. Andi është një nga personazhet që është vendosur në qendër të kritikave së fundmi.
Mediat kanë aluduar se ai ka pasur një të shkuar të errët të lidhur me plagosje dhe drogë, por puntatën e sotme ai i hodhi poshtë këto zëra dhe sqaroi se kurrë nuk ka qenë i dënuar më parë. Mirëpo mediat kanë nxjerr në dritë një tjetër detaj, një lidhje që 24-vjeçari ka pasur në të kaluarën, për të cilën ata kanë aluduar se ishte një fejesë. Andi nuk e mohoi marrëdhënien me vajzën, por tha se e gjitha i ka mbetur së shkuarës.
Tregoi se mes tyre nuk ka më kontakte dhe theksoi se kanë qenë të dashur dhe jo të fejuar.
“Kjo në fakt është diçka reale që ka ndodhur përpara, por ka qenë përpara se ka ndodhur emisioni. Lidhja me vajzat ka ndodhur për 6 muaj, para emisionit, ka nisur në 2019. Kjo ka vendosur të ruajë ende fotot me mua, unë nuk iki t’i them fshiji fotot. Ka qenë e dashura, s’kam qenë ndonjëherë i martuar apo fejuar. E kam ruajtur më shumë etikën e programit”, tha Andi.
Top Channel