Rëndimi i situatës së pandemisë në vend, ka bërë që autoritetet maqedonase, ashtu si mjaft vende të tjera, të ashpërsojnë masat e të shtojnë kontrollet.

Mbajtja e maskës në fytyrë është pjesa kryesore e protokollit të miratuar nga qeveria në përballjen me Covid 19. Kontrollet janë shtuar, e për rrjedhojë, vetëm gjatë 24 orëve të kaluara policia në Maqedoninë e Veriut ka gjobitur 628 qytetarë të cilët nuk kishin vendosur maskë. Brenda një dite, vendi fqinj shënoi 6 vdekje të reja nga sëmundja e 535 infektime.

Ky bilanc rastesh ditore përbën faktikisht shifrën më të lartë të infektimeve brenda 24 orëve që prej fillimit të pandemisë në vend. Qyteti me numrin më të madh të të prekurve nga sëmundja mbetet Shkupi, ndërsa shqetësuese paraqitet situata edhe ne Tetovë e Kumanovë. Por pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve megjithatë, zyrtarët vendas e pohojnë se numri I të shtruarve në spitale, nuk është i madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA