Fitore e lehtë e PSG në fushën e Nimes për javën e shtatë të kampionatit francez, Ligue 1. Kampionët në fuqi të Francës fituan thellë 0-4 në një sfidë që e luajtën thuajse të plotë në epërsi numerike, pas në radhët e vendësve u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 12 për ngritje të rrezikshme të takave para syve të gjyqtarit.

Më tej ishte gjithçka formalitet për PSG, me Mbappe që hapi serinë e golave në minutën e 32-të, pas shënoi Florenzi, sërish Mbappe dhe në fund Sarabia. PSG kryeson kampionatin me 15 pikë, aq sa Rennes, që barazoi 1-1 në fushë e Dijonit.

Top Channel