Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se një rritje e numrit të infektimeve në Europë ka të ngjarë të pasohet nga një shtim i vdekjeve.

Qeveritë e vendeve europiane po vendosin masa shtesë të kufizimeve në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Cdo ditë në kontinentin e vjetër po infektohen rreth 100,000 persona. Italia, Republika Çeke, Zvicra dhe Rusia, kanë shënuar një numër rekord të të infektuarve gjatë javëve të fundit. Në këtë situatë, shumë prej vendeve europiane po bëjnë përpjekje për të ulur shkallën e përhapjes së virusit që filloi të rritet në fund të verës. Në Francë, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të shëndetit publik për herë të parë që nga korriku dhe u vendos ora policore. Ajo hyn në fuqi nga e shtuna e zgjat për të paktën katër javë.

Zyrtarët në Katalonjë te Spanjës njoftuan se baret dhe restorantet do të mbyllen për 15 ditët e ardhshme për të luftuar përhapjen e virusit. Për një muaj, edhe Irlanda e Veriut do të mbyllë baret e restorantet e saj. Holanda vendosi masa të ngjashme, duke shtuar kufizimet në shitjet e alkoolit dhe vendosi masa të reja për mbajtjen e maskave në publik. Nga fundjave, Londra përballet me përballet me kufizime te reja, që përfshijnë reduktimin e përdorimit të transportit publik.”gjerat do të shkojnë drejt përkeqësimit” u shpreh ministri britanik i shëndetësisë, Matt Hancok.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA