Teksa shprehu mirënjohjen e saj për qytetarët që zbatuan vendimin për mbajtjen e maskës në ambientet jashtë shtëpisë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu  i është kundërpërgjigjur edhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Ajo ka thënë ata që janë jashtë parlamentit vijojnë të flasim për plane e pika, por ajo beson  se është situatë serioze, duhet të trajtohet si e tillë dhe duhet të jenë të gjithë bashkë, pasi është një virus që kërcënon jetën e shqiptarëve.

Manastirliu tha se kjo është një luftë e shqiptarëve që duhet të zbatojnë rregulluat për të shmangur mbylljen që do të ishte e detyrueshme nëse nuk respektohet masat.

“Vendosja e maskave jashtë shtëpisë është një hap drejt reduktimit të infeksioneve të virusit. Maska, higjiena dhe distanca janë tre masa për të fituar betejën, që nuk do të jetë e lehtë. Kush nuk do të shohë qartë, mund ta përdorë këtë situatë për të bërë politikë. Edhe ata që janë jashtë parlamentit vijojnë të flasim për plane e pika, por unë besoj se është situatë serioze, duhet ta trajojmë të tillë dhe duhet të jemi të gjithë bashkë, pasi është një virus që kërcënon jetën e shqiptarëve.

Kjo është një luftë e qytetarëve shqiptarë që duhet të zbatojnë rregullat për të shmangur mbylljen që do të ishte e detyrueshme nëse nuk do zbatoheshin rregullat. Duke qenë se jam e kënaqur që qytetarët e kanë mbajtur maskën sot, shpresoj të vazhdoj edhe në ditët e tjera. Ne do të shohim se si do të menaxhojmë këtë situatë duke bërë përpjekjet maksimale duke marrë masa që nga gjurmimi dhe testimi”, u shpreh ministrja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA