Kirurgji plastike dhe “hile” të vogla/ 4 idhuj Hollywood-i, bukuria e të cilëve nuk ishte aq natyrale!

15/10/2020 14:41

Bukuria në ditët e sotme gjendet vazhdimisht e paragjykuar, ku njerëzit, ndoshta më skeptikë se kurrë shprehen se fiziku apo portretet e yjeve të tanishme botërore janë veçse meritë e kirurgëve plastikë.

Kështu krijojnë paralelizime me të shkuarën duke thënë se dikur, bukuria ishte natyrale dhe tani jo më. Por reale është kjo për ikonat e dikurshme të Hollyëood-it? A është e vërtetë se kurrë nuk pati ndërhyrje në dukjen e tyre? Sigurisht që jo. Disa iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale, e ndërsa të tjerë përdorën truke nga më të ndryshmet për t’u dukur “perfektë”.

FOTO GALERI
3/4
Burt Lancaster/ Fituesi i një Oskari dhe një çmimi Golden Globe, Burt Lancaster luante djemtë macho në fillim të karrierës së tij. Sidoqoftë, ai ëndërronte për role më dramatike që kërkonin një pamje të caktuar. Kjo është arsyeja pse, gjatë shumë viteve, Burt vazhdonte të përmirësonte fytyrën e tij: ai korrigjoi dhëmbët, formën e mollëzave dhe mjekrës. Libri biografik për jetën e Burt Lancaster përmend një citat ku ai thotë se i është nënshtruar aq shumë operacioneve sa "gjëja më e vërtetë në fytyrën time janë sytë e mi".

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA