Kirurgji plastike dhe “hile” të vogla/ 4 idhuj Hollywood-i, bukuria e të cilëve nuk ishte aq natyrale!

15/10/2020 14:41

Bukuria në ditët e sotme gjendet vazhdimisht e paragjykuar, ku njerëzit, ndoshta më skeptikë se kurrë shprehen se fiziku apo portretet e yjeve të tanishme botërore janë veçse meritë e kirurgëve plastikë.

Kështu krijojnë paralelizime me të shkuarën duke thënë se dikur, bukuria ishte natyrale dhe tani jo më. Por reale është kjo për ikonat e dikurshme të Hollyëood-it? A është e vërtetë se kurrë nuk pati ndërhyrje në dukjen e tyre? Sigurisht që jo. Disa iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale, e ndërsa të tjerë përdorën truke nga më të ndryshmet për t’u dukur “perfektë”.

FOTO GALERI
2/4
Gloria Grahame/ Diva e Hollivudit dhe fituesja e një çmimi Oscar, Gloria Grahame ndihej e ndrojtur prej buzës së sipërme, sepse besonte se ajo ishte shumë e hollë. Për të korrigjuar këtë “papërsosmëri” (sipas saj), aktorja futi pambuk ose copa të vogla pëlhure midis dhëmbëve dhe buzës, për ta bërë atë të dukej më e trashë dhe tërheqëse. Kjo hile është vërejtur gjatë skenave të puthjeve nga partnerët e saj.

Top Channel