Neftçi Baku prezanton Bruno Telushin. Gjenerali i cili la Kukësin në më pak se 2 muaj pasi ishte transferuar te verilindorët, ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën e kryeqytetit të Azerbajxhanit që në këtë sezon synon të fitojë titullin kampion.

Kjo është aventura e tretë jashtë vendit për Bruno Telushin i cili e ka nisur karrierën në Itali te Virtus Entella ndërsa në vitin 2017-të për pak muaj u aktivizua te Slaven Belupo në Kroaci.

Telushi i cili është prezantuar me gjestin e një ushtaraku si për të lënë të kuptohet se mbështet Azerbajxhanin në luftën ndaj Armenisë, në këtë aventurë të re do të mbajë veshur fanellën me numër 17, një numër që e ka mbajtur mbi shpinë te disa skuadra.

Top Channel